Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Londër|1.5 milionë persona në mbështetje të Palestinës, tubime edhe në Bruksel

Gazeta10
12 November 2023 - 16:26

Rreth 1 milion e gjysmë persona mbushën rrugët e Londrës për të kërkuar armëpushim në konfliktin Izrael-Palestinë. Policia angazhoi mbi 2 mijë oficerë për t’u siguruar që marshimi të ishte paqësor, pas një jave debatesh politike nëse protestat duhet të vazhdonin pavarësisht ditës kur Britania nderon të rënët në luftë.

Por policia londineze u përlesh me protestuesit e ekstremit të djathtë dhe arrestoi 82 persona. Autoritetet deklaruan se ata ishin pjesë e një grupi anti-protestë.

Në javët e fundit në Londër janë mbajtur protesta të shumta, me policinë që ka arrestuar qindra persona për mbështetje të organizatave të ndaluara dhe për nxitjen e urrejtjes.

Dhjetëra mijëra persona marshuan gjithashtu në Bruksel të shtunën, për të kërkuar armëpushimin e menjëhershëm të luftës. Në demonstratën paqësore ishin të pranishëm edhe gra e fëmijë.

Ndërkohë, në Francë mbahet një tubim kundër antisemitizmit, që ka përçarë klasën politike vendase. Presidenti Macron ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë fizikisht në këtë manifestim, por do të jetë i pranishëm me mendjen e tij.

Kryeministrja Elisabeth Borne, babai i të cilës ishte hebre dhe i dëbuar, do të marrë pjesë, bashkë me ish-presidentët Sarkozy, Hollande dhe lideren e ekstremit të djtahtë, Marine Le Pen.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.