Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Loriana ndalet në luftën e parë

Gazeta10
12 May 2023 - 11:33

Loriana Kuka është ndalur në luftën e parë në Kampionatin Botëror të xhudos.

Loriana garoi të premten në kategorinë deri 78 kilogramë. Pësoi nga bjellorusja, Darya Kantsavaya, që garon si e pavarur.

Kantsavaya realizoi dy hedhje për uazari.

Loriana ka kërkuar hedhjet, kishte sulme dhe në një rast është dukur se ka hedhje për uazari.

Por gjyqtari nuk dha pikë dhe kështu xhudistja kosovare e përfundoi shpejtë paraqitjen në Botërorin në Doha të Katarit.

Loriana Kuka ishte xhudistja e fundit e Kosovës në Botëror.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.