
Luis Suarez gjatë kësaj vere u rikthye te skuadra uruguajane, Nacional, shkruan Gazeta10.
Por duket se aventura e tij te kjo skuadër nuk do të zgjasë shumë, pasi ai pritet të largohet nga kjo skuadër në mujain nëntor, atëherë edhe kur i skadon kontrata.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe presidenti i Nacional, Jose Fuentes.
“Kampionati ka përfunduar dhe Suarez do të largohet nga Nacional. Nuk do të krijojë pritshmëri të rreme.” tha shkurtimisht Fuentes.
Suarez ka luajtur 10 ndeshje këtë sezon me Nacional, prej të cilave ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me tre asistime. /Gazeta10/