
Pritja ka marrë fund. Fituesi i “Big Brother VIP 2” Luiz Ejlli tashmë ka publikuar këngë ne tij të re, e cila titullohet “Përjetësisht.”
Me këngën “Përjetësisht” këngëtari më i përfolur i momentit pritet të thyejë rekorde. Kënga me sa duket flet për historinë e dashurisë mes Luizit dhe Kiarës e cila lindi brenda shtëpisë së “Big Brother.”
Luizi ka vendosur të vijë me një solo, pas bashkëpunimit shumë të suksesshëm me artistin Donald Veshaj, që arriti miliona shikime.