
Lumbardhi ka rrëfyer për jetën e tij në BBVK.
Ai ka treguar arsyet se pse u zhvendosen në Austri, teksa tha se babai i tij është malltretuar nga regjimi serb.
“Kam qenë një farë grope, depresioni, shumë shpesh i kam ato ndjenja që s’mundem me ndal vetën time. Unë si fmi kam qenë i dashtun, kam qenë fëmija i parë, ka qenë njëfarë lumturie për ta kur kam lind. Kam qenë më shumë si fëmijë e gjyshes. Babi ka qenë gjithmonë në demostrata të studentëve, ka qenë në burg, e kanë malltretu. E kan lëshu në tok se kam njoftë, lokes tem i ka ra të fikët. Babai ka qenë i ndjektë nga regjimi serb, u zhvendos në Austri, ku ka studiu. Nuk ka qenë e lehtë për të pasi i ka lënë tre fëmijë në Kosovë, unë është dasht me lujt rolin e një vëllai të madh. Më vonë edhe ne jemi zhvendos atje“, tha ai.
Ai tregoi se për futbollin ka pasur një dashuri të madhe, por që më vonë e la. Lumbardhi rrëfeu edhe disa sfida tjera që është përballur.