Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Lumiri, Memli e Ramushi krejt janë si Kurti”- Shala: I kanë thënë bëje Asociacionin

Gazeta10
03 Prill 2024 - 23:56

Asdren Shala nga PSD ka thënë se Albin Kurti nuk është interesuar ta dërgojë vendin në zgjedhje në këtë kohë.

Sipas tij, Kurti dëshiron të përmbyllë mandatin e tij qeverisës deri në fund.

Në emsionin ‘Gallatë’ me Arben Ahmetin, Shala ka thënë se opozita po tenton t’i bëjë përpjekjet e veta për të rrëzuar qeverinë apo për të tentuar të dërgojë vendin në zgjedhje, por sipas tij, kjo nuk do të ndodh nëse nuk dëshiron Vetëvendosje.

“Albini ka qef me shkua në zgjedhje, por jo pa e marrë pozicionin e viktimës ashtu sic e kishte marrë në vitin 2020 në pandemi. Partitë opozitare nuk po ja dhënë këtë luks dhe po presin që vet të dorëzohet Albini’, ka thënë Shala, raporton gazeta10.

Ai ka thënë se opozita nuk ka kazuë për të shkuar në zgjedhje.

“Kjo qeveri problemin kryesor e ka Asociacinin, opozita nuk ka alternatevë pasi edhe Lumiri edhe Memli edhe Ramushi i kanë thënë bëjë Asociacionin, prandaj cili është ai narracioni i opoziës për t’i ofruar popullit një alternativë”, ka thënë Shala. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.