Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lushtaku i PDK-së: Kurti po e thellon vendin në kriza – janë praktikanta e të padijshëm

Gazeta10
01 February 2023 - 23:53

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku e ka quajtur kryeministrin, Albin Kurti “kryemashtrues”, i cili sipas tij, po e thellon vendin secilën ditë nga kriza në krizë.

Lushtaku në Prime Time në Kanl10, theksoi se partia e tij, nuk pajtohet me koeficienti e ri të Ligjit të Pagave prej 105 euro, dhe se të premtën në Komisionin për Buxhet do të propozojnë një amandament specifik në vlerë prej 130 për koeficientin e ri.

Ai tha, se propozimin e PDK-së do të mund ta përballoj edhe buxheti i shtetit, shkruan Gazeta10.

‘Nga fillimi i kemi kritikuar që janë praktikanta, të padijshëm. S’kanë ekipë. Çdo ditë po na thellojnë në kriza të ndryshme. Kjo cdo ditë e më shumë po vërtetohet, e që fatkiqësisht që shumica e qytetarëve po duhet t’i vuajnë nën lëkurën e vetë, këto pasoja me këtë qeverisje të Kurtit dhe kryemashtruesit që realisht cdo ditë e më shumë po i vështirëson vet shtetin si qenie e themeluar”, tha Lushtaku në Prime Time. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.