Gazeta10

Lushtaku i PDK-së: Unë e mbështes qëndrimin e Kurtit, Kosovës nuk i duhet Asociacioni

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka deklaruar në Prime Time në Kanal10, se e mbështet qëndrimin e kryeministrit, Albin Kurti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ai tha se personalisht mendon që marrëveshja për Asociacionin e nënshkruar më 2013 nga Kosova e Serbia, nuk duhet të zbatohet, shkruan Gazeta10.

Lushtaku ka shtuar se në kohën kur ish-kryeministri, Hashim Thaçi e nënshkroi Asociacionin në Bruksel, rrethanat politike ishin tjera.

“Asociacioni nuk duhet të bëhet. Ky është qëndrimi im. Në bazë të rrethanave të Kushtetutës, ne kemi reflektuar, dhe kemi treguar se nuk e mbështesim një Asociacion të tillë. Asociacioni e rrezikon shtetësinë e Kosovës. Mbi cdo parti politike, ne duhet të mendojmë për Kosovën.”, tha Lushtaku në Kanal10.

Deputeti i PDK-së ka shtuar se shtetësia e Kosovës është shumë më e rëndësishme sesa çdo marrëveshje./Gazeta10

NË FOKUS

bruno
Bruno plas 'bombën': Të gjithë banorët në Big Brother Vip Kosova, janë paguar
plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
Screen Shot 2023-03-29 at 6.12
EKSKLUZIVE: Skena politike në ethe, vendimi i Kushtetueses mund ta rrëzojë presidenten
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic