
Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku për Kanal10 ka thënë se kjo ditë është e veçantë, duke thënë edhe se qytetarët e Skenderajt kanë qenë të gatshëm edhe sot si gjithherë për të marrë pjesë në marshin për drejtësi, raporton Gazeta10.
“Kjo do të jetë një mesazh që do t’i shkoj edhe Qeverisë së Kosovës që të bëj më shumë për ata që na kanë sjell liri edhe për ndërkombëtarët. Qytetarët e Skenderajt nuk kanë qenë kurrë me të mobilizuar për të ardh këtu, qoftë në mënyrë të organizuar qoftë në mënyrë vetanake.”, ka thënë Lushtaku për Kanal10.
Ai ak thënë se e ka provuar vetë se çfarë është padrejtësia dhe se mendon se është e padrejtë që ushtarët e UCK-së të gjykohen sot dhe jo ata që kanë bërë krime në Kosovë./Gazeta10