Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Makina i shtypi kokën në vendin e punës – Kjo është 26-vjeçarja shqiptare që vdiq në Itali (Foto)

Gazeta10
15 November 2023 - 12:42

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 26-vjeçare shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në ambientin e punës, pasi makineria i ka zënë kokën.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Pieve di Solgio ku shqiptarja Anila Grishaj punonte në kompaninë Bacon që merret me viktimë e një aksidenti të tmerrshëm në punë që ndodhi brenda një kompanie që merret me prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të ngrira.

Mediat italiane shkruajnë se ajo kishte postin e nëndrejtoreshës së kompanisë.

E reja ngeci në një makineri gjatë procesit të punës në fabrikë.

Sipas mediave italiane kemi të bëjmë me një aksident të tmerrshëm, pasi makineria i mbërtheu të resë shqiptare qafën duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Kolegët e punës që ngritën alarmin i dhanë ndihmën e parë 26-vjeçares, ndërsa mjekët dhe infermierët ndërhynë në kohë rekord edhe me një helikopter ambulancë.

Autoritetet janë duke u përpjekur të rindërtojnë dinamikën e incidentit, ndërsa Prokuroria e Trevisos do të hapë një hetim për tragjedinë.

Pas ngjarjes së rëndë, një nga sekretarët e provincës së Trevisos ka kërkuar më tepër siguri në vendet e punës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.