Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Maldini dhe Massara pritet të shkojnë tek rivalët e Milanit

Gazeta10
05 January 2024 - 21:00

Lajm bombastik nga Italia, Maldini dhe Massara rikthehen në Serie A.

Paolo Maldini dhe Ricky Massara u larguan nga Milani pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit.

Maldini u emërua drejtor sportiv te Milani në vitin 2018 dhe arriti që ta rikthejë skuadrën në majat e futbollit italian duke e fituar Scudetton.

Përveç suksesit në Serie A, Milan sezonin e shkuar arriti në gjysmëfinalet e Champions League.

Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik ditën e sotme, duke raportuar dyshja Maldini-Massara mund ta merr drejtimin e një tjetër gjiganti italian.

Sipas Calciomercato, dyshja Maldini-Massara është në bisedime me drejtuesit e Romës.

Roma ditën e sotme e ka konfirmuar largimin e Tiago Pintos, i cili do të qëndrojë në Olimpico deri në fund të janarit.

Friedkin ia ka prezantuar projektin dyshes Maldini-Massara dhe marrëveshja pritet të firmoset pas janarit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.