
Ish kryetarja e Bordit të RTK-së, Afërdita Maliqi ka deklaruar se në Radio Televizionin Publik nuk ka pasur deri më tani ndërhyrje politike sikurse nga kjo e qeverisë aktuale, raporton Gazeta10.
Maliqi e ftuar në emisionin ‘Raport’ të Kanal10, deklaroi se shkarkimet e anëtarëve të bordit të RTK-së treguan akte morale e profesionale.
“E para më në fund kemi një dorëheqje nga kryetari dhe dy anëtarët e bordit, që mendoj që pavarësisht se nuk domethënë se janë pa përgjegjësi deri në momentin kur kanë dhënë dorëheqje. Dorëheqjet e tyre janë akt moral dhe profesional meqenëse të tretë ishin të fushës së gazetarisë”, deklaroi ajo.
Ndërkaq sipas Maliqit, ishte e ditur që nga fillimi se në bord po zgjedhej një person politik, sikurse që është Rilind Gërvalla.
“Është fakt që bordi nuk ka mund të shkarkoj Rilind Gërvallen, sepse është dashur të vie si propozim nga U.D që ka qenë më heret ose nga kushdo që bordi e ka caktuar në pozitën që udhëheq RTK-në kur është pa drejtor, mirëpo bordi nuk mundemi me thënë që është papërgjegjshëm për zgjedhjen shembull, të Rilind Gërvallës para dy tri vjete, duke e ditur se po zgjedh një person politik që i takon publikisht Vetvendosjes, është pa në fotografi, tubime të Vetvendosjes dhe këtë e ka dëshmuar edhe vet ish drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj në një intervistë”.
Ish kryetarja e këtij bordi, përmendi edhe Dejona Mihalin, si të përzier në skandalin e fundit ku u përmendën dy media vendore.
“Është e vërtetë, RTK-ja ka pasur ndërhyrje por jo të llojit të tillë, me vet faktin se RTk-ja nuk ka pavarësi financiare që është kryesorja atëherë ndërhyrje kemi pas. Vetvendosja edhe pa ardh fare në pozitë,e ka pas cak kryesor sulmet ndaj RTK-së, VV e ka sulmu vazhdimisht menaxhmentin e RTK-së, mu më ka linçu Vetvendosja, ma ka qit emrin në kuvend.Pra, ka pasur një qëllim të vazhdueshëm të saj ndaj RTK-së. VV dhe partitë tjera e kanë pasur mundësinë e zhveshjes së RTK-së nga petku politik kur e kanë pasur draftligjin në 2018-tën”.
“Përderisa Qveria ia ndan buxhetin RTK-së, kemi me pas interferenca politike por jo të të llojit të tillë siç ndodhi me skandalin e fundit, kur dihet që është përzier e madhja, them në thojza Dejona Mihali dhe njeriu i Vetvendosjes”, deklaroi Maliqi. /GAZETA10/