Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Man City e rivalizon Realin për Alphonso Davies

Gazeta10
01 February 2024 - 16:25

Manchester City është futur në garë për futbollistin e Bayern Munichut, Alphonso Davies.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi i njohur “Fichajes”.

Mbrojtësi i majtë kanadez pritet të largohet nga gjiganti bavarez gjatë verës që vjen, ndërsa interesimi i klubeve të mëdha nuk mungon për të.

Real Madridi aktualisht llogaritet si favorit për ta transferuar përfaqësuesin kanadez, por tash “Los Blancos” duhet ta mposhtin konkurrencën e kampionit aktual anglez.

Gjithnjë sipas “Fichajes”, “Citizens” po e përgatisin një ofertë prej 80 milionë eurosh për shërbimet e futbollistit të krahut.

Davies është njëri prej mbrojtësve të majtë më të mirë në botë në vitet e fundit, ndërsa ai mund ta mbulojë krejt krahun, duke kontribuuar edhe në fazën ofanzive, krahas asaj defanzive.

Mbetet të shihet se cila do të jetë dëshira e lojtarit, i cili duket se ka ndarë mendjen për t’u larguar nga “Allianz Arena” për ta provuar një eksperiencë të re.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.