
Forma e jashtëzakonshme në të cilën po kalon Rafael Leao ka bërë që shumë ekipe të mëdha evropiane të interesohen për të transmeton Gazeta10.
Ekipi i fundit që iu është bashkuar garës për transferimin e portugezit është kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City.
Trajneri i ‘Qytetarëve’, Pep Guardiola, po insiston që ta ketë atë sa më shpejt në skuadrën e tij.
City janë të gatshëm që të shpenzojnë një shumë të madhe parash vetëm që ta sjellin sulmuesin në “Etihad Stadium”.
Leao është i pakënaqur me kontratën e re që i ka ofruar Milani dhe ende nuk ka pranuar që të vazhdojë bashkëpunimin me ‘Rossonerët’.
Ai ka kontratë me kampionin e italisë deri në vitin 2024 dhe vlera e tij në treg është rreth 70 milionë euro.
Ne tetë ndeshje këtë sezon, 23-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime.
Përveç Manchester Cityt, situatën e Leaos është duke e monitoruar edhe ekipi tjetër anglez, Chelsea. /Gazeta10/