
Manchester City ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit italian, Alessandro Bastoni.
Bastoni pëlqehet shumë nga trajneri i ‘Qytetarëve’, Pep Guardiola, i cili e dëshiron atë në repartin defanziv të ekipit të tij.
23-vjeçari po kalon në formë të lartë te Interi, por siç duket aventura e tij në ‘Giuseppe Meazza” nuk do të jetë aq e gjatë.
Bastoni ka kontratë me Interin deri në vitin 2024 dhe ende nuk është arritur asnjë marrëveshje për rinovimin e kontratës, duke lënë çdo gjë hapur për të ardhmen e tij.
23-vjeçari erdhi te Interi në vitin 2017 nga ekipi tjetër italian Atalanta, për shumën e 31 milionë eurove.
Falë paraqitjeve të mira me Interin, Bastoni tashmë është rregullisht pjesë e kombëtares së Italisë, ku vitin e kaluar arritin të fitoi Kampionatin Europian.
Interi dëshiron ta mbajë Bastonin në ekip me çdo kusht dhe e ka bërë prioritet rinovimin e kontratës me të dhe me mbrojtësin tjetër, Milan Skriniar.