
Manchester City është gati ta thyejë rekordin e transferimit për një mbrojtës të krahut në merkaton e verës.
City është duke insistuar në transferimin e Tino Livramentos që nga vera e kaluar, teksa Newcastle nga ana tjetër po tenton ta bindë futbollistin të qëndrojë.
Mediat në ishull raportojnë se skuadra e Pep Guardiolës është e gatshme të ofrojë mbi 100 milionë euro për ta sjellën mbrojtësin e krahut të djathtë në “Etihad”.
“Qytetarët” kanë pasur probleme me këtë pozitë që nga largimi i Kyle Walker, ndërsa e shohin Livramenton si një zgjidhje afatgjatë.
Për reprezentuesin e Anglisë, City do të ketë konkurrencë të fortë, pasi interesim për të kanë shprehur edhe Arsenal dhe Manchester United.
Livramento është pjesë e Newcastle United që nga viti 2023, ku erdhi nga Southampton për shumën e 37 milionë eurove.
23-vjeçari si futbollist është zhvilluar te Chelsea, teksa ka edhe tri paraqitje me kombëtaren e Anglisë.
Këtë edicion, ai ka zhvilluar 19 paraqitje në të gjitha garat.