Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester City monitoron situatën e Kvicha Kvaratskhelia

Gazeta10
18 January 2023 - 12:13

Kvicha Kvaratskhelia po cilësohet si njëri nga talentët më të mëdhenj në botën e futbollit.

Kvaratskhelia po kalon në formë të jashtëzakonshme me Napolin këtë edicion dhe është njëri nga futbollistët më meritorë që Napoli kryeson në tabelën e Serie A.

Forma e mirë e Kvaratskhelias ka bërë që shumë skuadra të njohuta evropiane të interesohen për transferimin e tij.

Sipas raportimeve të fundit, Manchester City është duke e monitoruar situatën e futbollistit dhe shumë shpejt pritet t’i dërgojnë Napolit ofertë zyrtare për të.

City e sheh gjeorgjianin si pasues të Jack Grealish, i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe pritet që shumë shpejt t’i japë fund aventurës në “Etihad Stadium”.

Por, Napoli nuk do të heqë dorë lehtë nga sulmuesi anësor, pasi për shërbimet e tij kërkon minimum 100 milionë euro.

21-vjeçari këtë sezon në 20 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuar me 12 asistime.

Kvaratskhelia erdhi te Napoli gjatë verës së kaluar nga Dinamo Batumi, për shumën e 10 milionë eurove.

Ai ka kontratë me Napolin deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 60 milionë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.