Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester City rikthen interesim te Lucas Paqueta

Gazeta10
10 April 2024 - 10:35

Manchester City në afatin kalimtar veror është duke shikuar mundësitë për të përforcuar repartin e mesfushës.

Sipas mediave angleze, objektivi kryesor i Cityt edhe në këtë merkato do të jetë mesfushori brazilian, Lucas Paqueta.

Ekipi anglez kishte shprehur interesim për Paquetan edhe verën e kaluar, por në fund ky transferim nuk u realizua.

26-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri Pep Guardiola, i cili e dëshiron atë me çdo kusht në skuadrën e tij.

Reprezentuesi brazilian me West Hamin këtë sezon ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime në 36 paraqitje në të gjitha garat.

Ai ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2027, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Sipas mediave angleze, ekipi londinez kërkon rreth 100 milionë euro për lirimin e mesfushorit brazilian.

Paqueta është pjesë e West Hamit që nga viti 2022, ku u transferua nga Lyoni për shumën e 42 milionë eurove.

26-vjeçari vitin e kaluar fitoi Ligën e Konferencës me ekipin londinez, teksa këtë edicion synon Europaligën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.