Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester United e sheh Simone Inzaghin si pasuesin ideal të Ten Hag

Gazeta10
01 Tetor 2024 - 14:13

Erik Ten Hag duket se po kalon ditët e fundit si trajner i Manchester United.

 

Teknikut holandez nuk po i shkojnë gjërat aspak mirë me “Djajtë e Kuq” dhe starti i dobët i sezonit ka bërë që kryesia e klubit të shqyrtojë mundësinë për shkarkimin e tij.

 

Kryesia e klubit anglez ëndërron ta emërojë si shef të shtabit teknik trajnerin italian, Simone Inzaghi.

 

Inzaghi është aktualisht pjesë e Interit, skuadër më të cilën u shpall kampion në Itali sezonin e kaluar.

 

48-vjeçari ka fituar nëntë trofe në karrierën e tij si menaxher deri më tani, me Interin dhe Lazion.

 

Interi nën drejtimin e Inzaghit arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2023, ku ishin mposhtur nga Manchester City me rezultat 1-0.

 

Përveç Inzaghit, kandidatë të tjerë për të marrë drejtimin e United janë edhe Gareth Southgate dhe Ruud van Nistelrooy.

 

“Djajtë e Kuq” kanë fituar vetëm gjashtë nga 18 ndeshjet e fundit në Premierligë, teksa kanë humbur tre ndeshje deri më tani në kampionatin anglez.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.