
Futbollisti argjentinas, Alexis Mac Allister në verë pritet të largohet nga Brightoni, por jo edhe nga Premierliga.
Mediat angleze raportojnë se skuadra e fundit që ka shprehur interesim për mesfushorin argjentinas është Manchester Unitedi.
“Djajtë e Kuq” kanë nisur tashmë bisedimet me agjentët e futbollistit për të shikuar mundësitë rreth një transferimi të mundshëm.
Mac Allister kishte pasur paraqitje mjaft të mira me Argjentinën në Botërorin “Katari 2022”, ku edhe u shpall kampion i Botës me “Albicelesten”.
24-vjeçari sipas të gjitha gjasave po kalon edicionin e tij të fundit te Brightoni, pasi në tavolinë ka oferta nga disa klubet të mëdha të Premierligës dhe jo vetëm.
Përveç Unitedit, raportohet se edhe Liverpooli, Chelsea, Juventusi dhe Atletico Madrid kanë shprehur interesim për të.
Argjentinasi ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025 dhe vlera e tij në treg është rreth 42 milionë euro.
Mac Allister këtë sezon me Brightonin ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar dy asistime në 31 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.