Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester United kërkon Mbappen si zëvendësues të Ronaldos

Gazeta10
16 November 2022 - 12:32

Manchester United janë në kërkim të një sulmuesi në janar, pasi sipas të gjitha gjasave periudha e Ronaldos te ‘Djajtë e Kuq’ tashmë ka përfunduar.

Ronaldo ditë më parë dha një intervistë ku foli për keqtrajtimin që po i bëhet nga ekipi anglez, e madje nuk tha fjalë të mira as për trajnerin Erik Ten Hag.

Pas kësaj intervistë Ronaldo pritet të largohet nga Unitedi qysh në afatin kalimtar të janarit.

Manchester United pas largimit të Ronaldos do të hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e një sulmuesi.

Mediat angleze raportojnë se ‘Djajtë e Kuq’ do të tentojnë transferimin e sulmuesit francez, Kyliann Mbappe.

United janë të gatshëm që të ofrojnë rreth 150 milionë funte vetëm për ta sjellë Mbappen në ‘Old Trafford’.

Po ashtu, Unitedi janë të gatshëm t’i ofrojnë sulmuesit 23-vjeçar një pagë prej 500 mijë eurosh në javë.

Përveç Mbappes, Manchesteri është duke e monitoruar situatën edhe të sulmuesit të Napolit, Victor Osimhen.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.