Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester United vazhdon të insistojë për Osimhenin

Gazeta10
01 March 2023 - 16:40

Victor Osimhen nga sezoni i ardhshëm karrietën mund të vazhdojë në Premierligë.

Manchester United po vazhdon të këmbëngul për sulmuesin nigerian dhe e dëshiron me çdo kusht transferimin e tij në verë.

Osimhen po kalon në formë të jashtëzakonshme me Napolin këtë edicion, ku ka arritur të realizojë 21 gola në 25 paraqitje në të gjitha garat.

Nigeriani është aktualisht top golashënues në Serie A me 19 gola.

Pas formës së mirë që po kalon këtë sezon, ai ka tërhequr vëmendjen e shumë skaudrave të njohura evropiane.

Por, Napoli nuk do të heq dorë aq lehtë nga Osimhen, pasi për largimin e tij kërkon rreth 100 milionë euro.

24-vjeçari erdhi te Napoli në vitin 2019 dhe ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2025.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.