Gazeta10

Mandl: Historikisht Serbia ka qenë agresori, ndërsa Kosova ishte viktima

Në Parlamentin Evropian sot është diskutuar për aplikimin e Kosovën për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Në fjalën e tij, eurodeputeti Lukas Mandl ka thënë se Serbia dhe Kosova nuk duhet të merren si të njëjta, pasi që historikisht njëra ka qenë agresori dhe tjetra ka qenë viktima.

“S’duhet të harrojmë që ka qenë viti i njëjtë kur e gjithë bota e lirë ka qenë më e bashkuar se kurrë dhe shumë aktorë në botën e lirë, kuptuan se sa është e rëndësishme që të kujdesemi për lirinë tonë, vlerat tona, për t’i mbrojtur ato kundër agresionit. Kjo është ajo që qytetarët e Kosovës kanë dekada që e bëjnë dhe janë detyruar ta bëjnë fatkeqësisht meqë janë ata që janë sulmuar para 25 vjetësh – ata na dhanë një shembull të qartë se si mund të luftohet, por edhe si të krijohet një shtet modern, shtet me kushtetutë moderne dhe me sundim ligji””, tha ai.

Për takimin e nivelit të lartë që pritet të ndodh më 18 mars në Ohër, ai ka thënë se pritet një javë që do të merren disa vendime shumë të rëndësishme.

“Përpara e kemi një javë ku pritet të merren disa vendime shumë të rëndësishme dhe nuk duhet të mendojmë se këto dy vende janë të njëjta sepse historikisht një vend ka qenë agresori dhe tjetri ka qenë viktima. Gjatë kësaj kohe kemi parë se një vend nuk ka qëndruar pro sanksioneve ruse dhe një shtet tjetër ka qenë plotësisht pro sanksioneve dhe në përputhje të plotë me të gjithë politikën tonë të sigurisë”, tha ai.

NË FOKUS

Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
Shala- Kerstiqi
Përplasen Kërstiqi dhe Shala- “Kurrë mos e harro që jam serb e që e pranoj realitetin e Kosovës”
336524107_3440503419558543_7262121772771312521_n
Reagon Halil Kastrati: Djali im është mirë e shëndoshë
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
335745736_770412834416604_1430752914861605177_n
Dialogu apo Big Brother, qytetarët befasojnë në sondazhin e Emisionit të Mëngjesit (VIDEO)
336267086_595735819249913_2802709335561007739_n
Emocionuese, shqiptari nga Kosova - pilot i Forcave Ajrore Amerikane (Video)