Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Manifesta 14, kryetari Rama: Faleminderit për këto 100 ditë që i dhuruat Prishtinës

Gazeta10
31 October 2022 - 15:56

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas përfundimit të Manifestës, raporton Gazeta10.

Në një postim të shpërndarë në llogarinë personale në Facebook, kryetari ka bërë një falënderim për 100 ditët e mrekullueshme që iu dhuruan Prishtinës.

“Manifesta Biennial 14 Prishtina 2022. Faleminderit për këto 100 ditë të mrekullueshme që i dhuruat Prishtinës”, tha ai.

Rama shton tutje se trashëgimia e Bienales do të vazhdojë nëpërmjet fondacionit ‘Manifesta 14 Prishtina’ edhe për katër vitet e ardhshme.

“Trashëgimia e Bienales do të vazhdojë nëpërmjet Fondacionit Manifesta 14 Prishtina edhe për 4 vitet e ardhshme”.

Siç tregon nëpërmjet imazheve, në natën përmbyllëse e pranishme ka qenë edhe bashkëshortja e tij, Kristale Ivezaj – Rama./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.