Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Maqedonci takon ekipin e institutit amerikan që po e mbështet Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në për mbrojtje kibernetike

Gazeta10
10 Korrik 2024 - 16:02

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në një takim ekipin e Institutit Amerikan për Qeverisje në Sektorin e Sigurisë (Institute for Security Governance – ISG), të cilët janë duke e mbështetur Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në me këshillim profesional në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike.

“Ministri Maqedonci i falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e tij të thellë për angazhimin e tyre dyvjeçar dhe bashkëpunimin e ngushtë me ekspertët tanë për krijimin e Strategjisë dhe Politikave të Mbrojtjes Kibernetike që ndërlidhen me aspektin organizativ dhe funksional të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në fushën e sigurisë kibernetike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.