
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla do të largohet nga Roma në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Kumbulla nuk bën pjesë në planet e “Giallorosëve” dhe do të largohet nga kryeqyteti italian.
Mirëpo, e ardhmja e Kumbullës pritet të jetë në Serie A, ku skuadrat si Hellas Verona, Genoa e Torino që ka shprehur interesim për të.
Sipas mediave italiane, garës për transferimin e mbrojtësit shhqiptar po i prinë Hellas Verona që me shumë gjasë do të rikthejë atë në ekip.
Hellas Verona synon ta huazojë Kumbullën për gjashtë muaj me të drejtë blerje në fund të sezonit.
23-vjeçari sapo është kthyer nga lëndimi i rëndë që e la jashtë fushave për disa muaj dhe ende nuk është paraqitur në asnjë ndeshjen me Romën këtë edicion.
Qendërmbrojtësi ishte pjesë e grupmoshave të reja të Hellas Veronës, ndërsa te Roma kaloi vitin 2020 për shumën e 25 milionë eurove.
Ai ka kontratë me ekipin nga kryeqyteti italian deri në verën e vitit 2025.
Kumbulla synon që të ketë sa më shumë minuta te skuadra e re dhe të jetë pjesë e listës së Sylvinhos për kampionatin evropian që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.