Gazetari dhe njëherësh moderatori, Kushtrim Sadiku e ka filluar në një mënyrë krejt tjetër emisionin “Politiko” këtë të hënë. Kësaj radhe, ai ka ndarë pamje nga studiot televizive të Kanal 10, ku është bërë gjithçka gati për maratonën televizive që do të mbahet të martën për zgjedhjet në SHBA.
Sadiku ka njoftuar se Kanal 10 do të jetë 24 orë në dispozicion të shikuesit për zgjedhjet në Amerikë.
“Nesër do të ketë zgjedhje presidenciale në Amerikë me një ballafaqim ku do të jetë Donald Trump dhe Kamala Harris në një ballafaqim shumë të madh, ku do të përcillet atë në një mënyrë speciale, në një maratonë televizive në televizionin e gazetarëve, në televizionin Kanal 10”, ka thënë Sadiku.
Përveç tjerash, Sadiku ka ndarë detaje edhe për përmbajtjen e programit që do të organizojë Kanal 10, ndërsa ka theksuar se gjithçka do të jetë në bashkëpunim me Ambasadën e Amerikës në Kosovë.
“Gjithçka do të jetë në bashkëpunim me Ambasadën e Amerikës në Kosovë. Në 24 orët e ardhshme do të jetë plot kolor, plot dinamikë, plot informacione, debat, argëtim, shoqërim, por njëkohësisht art e kulturë e muzikë”, ka thënë Sadiku. /Gazeta10/