Sport

Marcelo thyen heshtjen pas largimit nga Fluminense

Gazeta10
04 Nëntor 2024 - 17:21

Ish-lojtari i Real Madridit, Marcelo u largua nga Fluminense javën që shkoi.

Braziliani, ishte në qendër të vëmendjes pas një incidenti me trajnerin e skuadrës, Mano Menezes që çoi deri në ndërprerjen e kontratës.

Marcelo, në një postim në “Instagram” ka reaguar rreth largimit duke thënë se e vërteta, si dielli, gjithmonë do të dalë në shesh.

Marcelo, përndryshe u rikthye te Fluminense në vitin 2023 duke ndihmuar skuadrën e tij të fitoi “Copa Libertadores” vitin e kaluar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.