Sport

Marcus Thuram mund të largohet nga Interi

Gazeta10
02 Tetor 2024 - 15:03

Marcus Thuram me shumë gjasë po kalon sezonin e tij të fundit te skuadra e Interit.

 

Interesimi për shërbimet e sulmuesit francez është shumë i madh nga top klubet evropiane.

 

Mediat nga Itali raportojnë se “Nerazzurët” janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për Thuramin dhe do të lejonin largimin e tij nëse vjen një ofertë e kënaqshme.

 

27-vjeçari edhe këtë edicion po kalon në formë shumë të mirë me kampionët e Italisë, ku në gjashtë ndeshje në Serie A ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me tre asistime.

 

Sulmuesi francez erdhi te Interi në verën e vitit 2023 si transfer i lirë, pas një periudhe katërvjeçare të kaluar te Borussia Mochengladbach.

 

Thuram luajti rol kyç sezonin e kaluar te Interi, me ekipin e Simone Inzaghit që fitoi Scudetton dhe Superkupën e Italisë.

 

Reprezentuesi francez ka kontratë me ekipin italian deri në qershor të vitit 2028 dhe vlera e tij në treg është rreth 65 milionë euro.

 

Chelsea dhe Manchester City janë dy nga skuadrat që po e monitorojnë situatën e Thuramit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.