
Maroku ka arritur të shënojë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Belgjikës me rezultat 2:0, kështu duke shkaktuar befasinë e radhës në këtë Botëror. Dy golat e marokeneve erdhën në pjesën e dytë që ishin të vlefshme për marrjen e primatit në grupin F.
Belgjika pas fitores jo shumë të merituar nga Kanadaja në ndeshjen e parë të tyre hapëse, ku nuk bindi me lojë aspak, tani edhe në këtë ndeshje kanë bërë një paraqitje për t’u harruar.
Teksa Maroku erdhi nga një barazim me Kroacinë, ku edhe në atë ndeshje treguan futboll kompakt dhe një angazhim të pashoq, ashtu si në ndeshjen e sotme.