Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë EFTA-Kosova hyn në fuqi nga 1 tetori, ambasada zvicerane: Do krijojë mundësi të reja për bizneset

Gazeta10
02 September 2026 - 20:26

Ambasada e Zvicrës në Kosovë, ka bërë të ditur se me 1 tetor, do të hyjë në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë EFTA (Zvicrës, Islandës, Lihtenshtajnit dhe Norvegjisë) –Kosovë.

Në postim thuhet se, kjo marrëveshje do të krijojë mundësi të reja për bizneset dhe do forcojë lidhjet ekonomike.

Postimi:

Një kapitull i ri në marrëdhëniet tregtare: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë EFTA–Kosovë hyn në fuqi më 1 tetor 2026!

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet EFTA-s (Zvicrës, Islandës, Lihtenshtajnit dhe Norvegjisë) dhe Kosovës do të hyjë në fuqi më 1 tetor 2026, duke krijuar mundësi të reja për bizneset dhe duke forcuar lidhjet ekonomike.

Sot, Këshilli Federal Zviceran miratoi ndryshimet e nevojshme për zbatimin e marrëveshjes — një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve tregtare dhe krijimit të mundësive të reja për bizneset.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.