Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çollaku: Sejdiu ishte kandidat i fortë, nuk do të bëhej “noter i Kurtit”

Gazeta10
02 September 2026 - 19:15

Kreshnik Çollaku ka kritikuar vendimin e deputetëve të LDK-së për të mos dhënë mbështetjen për kandidatin e tyre, Bekim Sejdiu, duke thënë se ky veprim i ka dhënë justifikim pretendimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, Çollaku tha se Kurti kishte paralajmëruar se opozita mund të përdorte bllokadën si mjet politik, duke e lidhur atë me mundësinë e shkuarjes në zgjedhje.

“Albin Kurti thoshte: unë jap konsensus, por opozita ka plane për bllokadën. Kështu që bllokada provokon zgjedhjet. Ky ka qenë debati edhe në zgjedhjet e shkuara”, tha Çollaku.

Sipas tij, vendimi i gjashtë deputetëve të LDK-së për të mos e mbështetur kandidatin e partisë, Bekim Sejdiu, i ka dhënë argument politik Kurtit.

“Vendimi dhe veprimi i gjashtë deputetëve të LDK-së i ka dhënë justifikim Albin Kurtit dhe gjithë pretendimeve të tij”, u shpreh ai.

Çollaku e vlerësoi Sejdiun si një kandidat të fuqishëm dhe me potencial, duke thënë se figura të tilla janë të rralla në Kosovë.

“Është kundërshtuar një kandidat i LDK-së, është kundërshtuar një kandidat si Bekim Sejdiu, ku një kapacitet dhe një potencial të paket janë në Kosovë”, tha Çollaku.

Ai shtoi se Sejdiu është një person që, sipas tij, nuk do të pranonte të nënshtrohej politikisht ndaj kryeministrit.

“Një njeri i sigurt, që nuk ul kokën, nuk kthehet në noter të kryeministrit, një njeri që nuk lejon t’i merren kompetencat”, deklaroi Çollaku./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.