
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë takuar sërish.
Takimi po zhvillohet brenda hapësirave të Kuvendit të Kosovës, ndërsa dy liderët nuk janë deklaruar për media para nisjes së tij.
Sipas raportimit të gazetares së Kanal10, takimi ka zgjatur tashmë gati dy orë dhe ende nuk ka përfunduar.
Për momentin nuk dihen detaje të tjera lidhur me temën e diskutimit dhe nëse pas përfundimit të takimit do të ketë deklarime për media.
Raporton gazetarja e Kanal10.