Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Avancohet projekti Tetovë–Prizren, synohet hapja e tenderit për tunelin ndërkufitar

Gazeta10
02 September 2026 - 16:41

Projekti për lidhjen rrugore Tetovë–Prizren po hyn në një fazë të re të avancimit, me fokus në përfundimin e procedurave të nevojshme dhe hapjen e tenderit për projektimin e tunelit ndërkufitar.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministrja e Transportit e Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri, përmes një postimi në Facebook, pas takimit me grupin punues për projektin Tetovë–Prizren.

Në takimin e radhës, sipas Zekolli Shaqirit, mori pjesë edhe përbërja e re e grupit punues nga pala kosovare, e kryesuar nga zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit i Kosovës, Zef Morina.

“Vazhdojmë punën për Tetovë–Prizren!”, ka shkruar Zekolli Shaqiri.

Ajo ka bërë të ditur se gjatë takimit janë rishikuar çështjet administrative që lidhen me Marrëveshjen Ndërqeveritare, ndërsa është diskutuar për përparimin e secilës palë, përfshirë punimet dhe aktivitetet në terren, si dhe përfundimin e dokumentacionit teknik të nevojshëm.

Sipas saj, grupi punues ka përcaktuar edhe hapat e ardhshëm konkretë për avancimin e projektit dhe hapjen e procedurës së tenderimit për projektimin e tunelit ndërkufitar.

“Si grup punues, mbetemi plotësisht të përkushtuar që, me vullnet të plotë dhe bashkëpunim të ndërsjellë, sa më shpejt ta hapim fazën e tenderimit dhe ta çojmë përpara këtë projekt strategjik që do të lidhë edhe më fort Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën”, ka deklaruar Zekolli Shaqiri./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.