Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoxha takon shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë për bashkëpunimin në siguri

Gazeta10
02 September 2026 - 16:25

Dejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur në takim zyrtar shefin e ri të Misionit të EULEX-it në Kosovë, Antero Lopes.

Gjatë takimit, Hoxha i uroi mirëseardhje Lopes në detyrën e re dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që EULEX-i i ka ofruar Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, të dyja palët konfirmuan gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në funksion të rendit, sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë.

Takimi u përmbyll me zotimin për vazhdimin dhe forcimin e partneritetit institucional ndërmjet Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.