Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arben Ahmeti skeptik tek zbatimi i marrëveshjes

Gazeta10
27 Gusht 2022 - 20:45

Analisti politik, Arben Ahmeti, ka reaguar lidhur me arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumente kalimi, raporton Gazeta10.

Ahmeti ka thënë se sa herë që Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje mes vete është shpallur fitorja nga ana jonë.

Tutje, Ahmeti ka lënë të kuptohet se nënshkrimi për marrëveshjet është dashur dy herë, një për nënshkrimin e saj, një tjetër për zbatimin e saj.

E në fund, Ahmeti ka thënë se edhe sot Kosova paska fituar, që shikuar në një kontekst të gjerë të dialogut Kosovë-Serbi, me këtë ai shpreh doza skepticizmi për këtë marrëveshje.

Këtu keni statusin e tij të plotë:

“Sa here qe i kemi ba te 36-te marreveshjet teknike me Serbine kemi fitu. Edhe kur kemi ba marreveshje mandej per zbatimin e ketyre marreveshjeve serish kemi fitu. Edhe sot paskemi fitu. Urime”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se për reciprocitetin e paralajmëruar nga Kosova në targa dhe dokumente kalimi ka pasur tensione të mëdha politike. Në Kosovë dhe Serbi për këtë temë kanë qëndruar i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak si dhe i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Para pak orësh, përfaqësuesi i lartë i Bashkimi Europian për Politikë të Jashtme, Josep Borell, e ka konfirmuar se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje ku Serbia ia ka pranuar Kosovës dokumentet e kalimit. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.