
I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumente kalimi, raporton Gazeta10
Sarrazi ka thënë falënderuar të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe të dërguarin special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak për koordinimin e tyre.
Këtu keni statusin e plotë:
“Faleminderit @MiroslavLajcak dhe Gabriel Escobar për mbështetjen dhe koordinimin. Lajme te mira”, ka shkruar Sarrazi në llogarinë e tij në Twitter.
Kujtojmë se për reciprocitetin e paralajmëruar nga Kosova në targa dhe dokumente kalimi ka pasur tensione të mëdha politike. Në Kosovë dhe Serbi për këtë temë kanë qëndruar i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak si dhe i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Para pak minutash, përfaqësuesi i lartë i Bashkimi Europian për Politikë të Jashtme, Josep Borell, e ka konfirmuar se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje ku Serbia ia ka pranuar Kosovës dokumentet e kalimit. / Gazeta10