
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e kalimit duke tëhënë se reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore, raporton Gazeta10.
Kurti e ka shpërndarë në Twitter një intervistë dhënë gazetës gjermane Die Welt.
“Reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore. Javën e kaluar fola me @ëeltpër masat tona reciproke për targat e makinave dhe dokumentet e hyrje-daljeve me Serbinë, por edhe për fuqinë tonë të re të punës, të kualifikuar, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e demokracisë”, ka shkruar Kurti.
Kujtojmë se për reciprocitetin e paralajmëruar nga Kosova në targa dhe dokumente kalimi ka pasur tensione të mëdha politike. Në Kosovë dhe Serbi për këtë temë kanë qëndruar i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak si dhe i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Para pak minutash, përfaqësuesi i lartë i Bashkimi Europian për Politikë të Jashtme, Josep Borell, e ka konfirmuar se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje ku Serbia ia ka pranuar Kosovës dokumentet e kalimit. / Gazeta10