Kancelari gjerman, Olaf Scholz beson se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do të përfundojë së shpejti me sukses, për të arritur një marrëveshje.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Berlin, Scholz u shpreh se plani-franko gjerman mbështetet nga BE dhe SHBA.
“Kemi të bëjmë me një propozim tejvajtës dhe shumë të peshuar të Gjermanisë dhe të Francës, që mbështetet nga BE, SHBA dhe që e gjeti pasqyrimin e tij edhe në vendimet e Këshillit Evropian në Bruksel, Në këtë kuadër, unë besoj që ky proces do të përfundojë së shpejt me sukses”, theksoi ai, raporton Euro News Albanian, përcjell Gazeta10.