
Në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadiku, në Kanal10, veterani i gazetarisë dhe zyrtari i NATO-s, Afrim Gjonbalaj ka thënë se marrëveshja eventuale mes Kurtit dhe Vuçiq do të jetë si një “fejesë”, “martesa” do të jetë më vonë.
“Për detajet e martesës do të merren ekipet teknike”, me marrëveshjen e së ënjtës nuk do të përfundojë, do të këtë marrëveshje tjera”, tha Gjonbalaj.
Ai tutje tha që nuk e sheh gatishmerinë e Serbisë që të hyjë mënjëherë në negociata përfundimtare. /Gazeta10/