Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Marrëveshja për kredi me Bankën Botërore 90 milionë euroshe, Murati shpreson në votat e opozitës

Gazeta10
12 September 2024 - 0:01

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, po shpreson në votat e opozitës për ratifikimin e marrëveshjes për kredi me Bankën Botërore, që i siguron Kosovës 90 milionë euro, me afat kthimi 12 vite.

Murati që deklaruar se shpreson që deputetët e opozitës të marrin nesër pjesë në votim, ashtu që vendi të mund të përfitojë.

Ai ka dhënë detaje rreth kësaj marrëveshje.

 “Por gjëja e veçantë e kësaj marrëveshjeje është se norma e interesit (kamata) është 0%, falë angazhimit tonë si qeveri dhe reformave të ndërmarra në kuadër të programit që kemi me Bankën Botërore.  Në një kohë kur vendet tjera paguajnë 5-6% kamatë sipas kushteve të tregut për huatë që marrin, neve na është mundësuar marrëveshja me normë interesi 0%. Nëse e përkthejmë në vlerë financiare, i bie të kursejmë mbi 50 milionë euro për shkak të kamatës 0% për 12 vite sa zgjatë marrëveshja”, ka shkruar Murati.

Marrëveshja po pret ratifikimin në Kuvend që nga maji i këtij viti, derisa është nënshkruar në prill të këtij viti në Washington.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.