
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se është i lumtur dhe mirënjohës lidhur me miratimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare dje në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta10.
Szunyog ka thënë se me këtë rast Kosova “I ka intensifikuar raportet me BE-në”.
Ai ka thënë se është i lumtur dhe mirënjohës për këtë progres.
“I lumtur dhe mirënjohës për këtë zhvillim”, ka shkruar Szunyog ndër të tjera në llogarinë e tij në Twitter. / Gazeta10
