
Profesori dhe njëherësh analisti politik, Nexhmedin Spahiu në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun ka thënë se ka luftë hibride në Kosovë, teksa ka theksuar se Serbia është e interesuar për ta rrëzuar kryeministrin Kurti.
“Serbia është e interesuar për ta rrëzuar kryeministrin Albin Kurtin. Ai mundet me kanë joadekuat për me qenë kryeministër i cili Serbisë i ka shkaktu shumë telashe”, ka thënë Spahiu.
Megjithatë, Spahiut i reaguan komentatorët politikë.
“A ka Serbia a Kosova sanksione. Në kohën e kujt i ka këto sanksione”, ka pyetur analisti Çollaku.
“Atë çka ka humb Kosova me sanksione dhe çka ka fitu me marrjen e veriut nën kontroll, është e pakrahasueshme”, është kundërpërgjigjur Spahiu.
“Mas pakti Serbisë i intereson me rrëzu Albin Kurti sepse Serbisë i intereson që Kosova me qenë në sansksione permanente dhe me u prish me aleatë”, ka thënë analisti Matoshi.
Por analisti Spahiu është kundërpërgjigjur sërish, duke thënë se Serbisë nuk i intereson që Kosova ta ketë veriun në kontroll. /Gazeta10/