Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Masakra e Krushës, Osmani: S’ka paqe pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Gazeta10
26 March 2023 - 20:40

Raporti: Bleona Dallaveraj
Sot janë bërë 24 vjet nga masakra në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël. Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se nuk ka paqe pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë. E kryeministri Albin Kurti, deklaroi se qëllimi i institucioneve është hapja e arkivave në Beograd, pasi aty është e vërteta për planet e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Është shënuar 24 vjetori i masakrës me të madhe në Kosovë, në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël të Rahovecit.

Krerët e shtetit, nga Krusha, kanë dhënë zotime se e kanë vënë prioritet zbardhjen e fatit të të pagjeturve, të cilët akoma nuk dihet se ku janë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk mund të ketë paqe pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë.

Osmani ka lartësuar figurat e gjithë të rënëve për liri, duke i quajtur frymëzim për të gjithë popullin.

Homazhe për të rënët në masakrën e Krushës së Madhe dhe Krushës së Vogël, në orët e hershme të mëngjesit ka bërë edhe kryeministri, Albin Kurti.

Nga ky vend, Kurti ka kujtuar të gjithë të rënët për liri duke i quajtur si figura të ndritshme të vendit.

Ndërkohë, kryetar i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar nga ndërkombëtarët të kenë në konsideratë sakrificat që ka bërë populli shqiptar dhe në këtë formë të dënohen gjithë ata që kanë bërë krim në Kosovë.

Ndërkohë, kryesuesi i Komisionit qeveritar për persona të zhdukur, Andin Hoti ka thënë se një nder prioritetet kryesore të qeverisë është edhe zbardhja e fatit të personave të zhdukur me forcë.

Në këtë masakër u vranë 241 qytetarë, nga ta shtatë fëmijë, pesë gra, njëra shtatzënë, dhe kanë mbijetuar 25 të plagosur rëndë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
16 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.