Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Matoshi i ashpër me Shakohoxhën: E na çka jemi, ti nuk e kupton se çfarë është kombi o burrë!

Gazeta10
12 March 2025 - 21:51

Një përplasje e ashpër është zhvilluar në “Politiko” në mes të komentatorit të sportit, Dritan Shakohoxhës dhe komentatorit politik, Halil Matoshit.

I acaruar me shprehjen që Shakohoxha përdori për kombin, Matoshi tha se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe se e njëjta e ka një kombëtare.

Matoshi këmbënguli që Shakohoxha t’i referohej Kombëtares së Kosovës si të tillë.

“Ju vazhdimisht po referoheni si kombëtare, e na çka jemi? Na jemi ni cep i humbur i botës a po jo? Na luajmë në ligën e kombeve zotëri. Naten e mirë”, ka thënë me ironi Matoshi.

Por megjithatë, Shakohoxha theksoi se Kosova dhe Shqipëria janë një vend.

“Ne jemi një vend o burrë”, ka reaguar Shakohoxha.

“Jo nuk jemi një vend, jemi dy vende. Jemi shtet i pavarur dhe sovran. Të lutem mos ofendoni komb të tanë”, ka thënë Matoshi.

Në debat e sipër, Matoshi i tha Shakohoxhës se “flamuri shqiptar valon në Beograd dhe se pot a zinin atë të Kosovës, do të këpusnin dajak”.

“Cilin komb? Po ti s’e kupton çfarë është kombi more burrë se ti merresh me sport e unë merrna me studime sociologjike që një shekull”, ka thënë sërish Matoshi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.