Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Matoshi i ndërhyn në fjalim, “shpërthen” Selmanaj: Oj zojë, jam i bindur që s’e di ku je

Gazeta10
29 February 2024 - 15:00

Driton Selmanaj, deputet i LDK-së, është nervozuar me ndërhyrjet e shpeshta dhe të vazhdueshme të Adriana Matoshit, deputete e VV-së, gjatë fjalës së tij.

Në lidhje me këto ndërhyrje të Matoshit, ka reaguar edhe Glauk Konjufca, kryekuvendar.

Pas ndërhyrjeve të vazhdueshme, Selmanaj ka reaguar ashpër, duke i thënë Matoshit se “jam i bindur që ti s’e di ku je”

“Po të lutem më, të lutem, a ta liroj vendin, fol, po s’jemi këtu “Profesor se jo mahi”, oj zojë. Eja, fol, mos, mos. D.m.th. unë këtë histeri s’po e kuptoj, mfal, zojë. Nëse je e vetëdijshme ku je, çfarë mandati ke, unë jam i bindur që ti nuk e di ku je. Je në parlament, në parlament, në parlament” – i tha Selmanaj, deputetes së VV-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.