
Komentatori politik Halil Matoshi ka komentuar deklaratën e presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani drejtuar ambasadorit të SHBA-së në Serbi Christopher Hill.
Sipas tij deklatata e presidentes tregon mungesë dije dhe mungesë të lidershipit, raporton Gazeta10.
“Deklaratë ma të pamatur, cysh more presidentja e shtetit kështu me fol, kjo është një fjali e cila tregon mungesë lidershipi, mungesë vizioni, mungesë dije për politikën dhe diplomacinë, dhe presidentja e shtetit është kryediplomate dhe me prodhu mosmarrveshjë për kurfar arsye, është ‘nonsence’, sepse Hill nuk guxon me fol kry në veti sepse diplomacia bëhet në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk bëhen në Serbi”, tha ai./Gazeta10