Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Matoshi: Këta njerëz munden me ushtru vetëm detyrën e kryetarit të fshatit

Gazeta10
25 May 2023 - 20:59

Katër kryetarët shqiptar të zgjedhur në komunat e veriut të mbipopulluara nga serbët, nga komentatori politik Halil Matoshi po shihen si kryetarë të fshatrave e jo komunash.

Madje ai funksionin e tyre e ka cilësuar si shumë të dobët duke thënë se ata vetëm kryetarë të fshatit të tyre mund të jenë e jo edhe fshatrave për rreth, shkruan Gazeta10.

Këta njerëz munden me ushtru detyrën e kryetarit të bashkive të veta lokale dmth në Çabër, Lipë, Bistricë. Por sipas sistemit tonë juridik për pushtetin lokal, Lipa, Çabër e Bistrica nuk janë komuna, janë fshatra. Veç kryetarë fshatrash mund të jenë edhe ata veç i fshatit të vetë, as fshatrave në rrethinë jo.”,  tha ai në “POLITKO.

Betimin e tyre larg objekteve komunale, Matoshi e ka cilësuar si film i keq për shtetin.

Sepse të tërhiqesh prej institucionit, objekteve shtetërore, e të shkosh në fshatra kjo është një film i keq, bardhë e zi se s’ka ngjyrë. Nuk ka legjitimitet popullor e as demokratike. Në ditën e Kartës Evropiane të Pushtetit Lokal, ka shkaktuar ndjenjë  e sekregimit për popullatën atje që është shumicë atje e në Kosovë pakicë. Ka shkaktuar ndjenjë Është narrativ monoetnike, njëetnike që Kurti e VV-ja na kanë nxjerrë sytë duke e luftuar Asociacionin sepse është quajtur si një mekanizëm njëetnik.”, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
16 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.