
Kryeministrin Albin Kurti nuk duhet ta gjykojmë për qëndrimet e tij karshi dialogut sa ishte në opozitë.
Ka deklaruar kështu, komentatori politik, Halil Matoshi në Politiko teksa ka shtuar se kryeministri është duke kërkuar kohë për marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel nga liderët tjerë kosovarë.
“Kurti ka tendencë më të ngadalshme që ta pranojë Asociacionin. Kurti është peng i Kurtit në opozitë. Në këtë fazë nuk duhet që t’i përmendet Kurtit çdo qëndrim që ka pasur. Sepse të qenurit në opozitë nuk je i mandatuar. Kurti po lyp kohë me ble për bisedimet. Ai nuk është i gatshëm të zbatoj marrëveshjet që janë nënshkruar nga qeveritë e kaluara. Deklarata e Kurti del se ky ka tendencë më të ngadalshme”, tha Matoshi në Politiko. /Gazeta10