Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Matoshi me fjalor të ashpër ndaj Osmanit: Ka shërby si notere dhe pastaj i ka “kcy” egoja

Gazeta10
07 August 2024 - 18:36

Analisti politik, Halil Matoshi i ftuar në emisionin Raport të Kanal 10 deklaroi se kryeministri i vendit, Albin Kurti shfrytëzoi presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe listën e saj vetëm sa për t’i kaluar zgjedhjet, raporton Gazeta10.

Sipas Matoshit, Osmani të gjitha detyrat e saj kushtetuese ia kishte kaluar kryeministrit Kurti.

“Albin Kurti e ka përdor Listën Guxo dhe presidenten, Vjosa Osmani vetëm sa për t’i kaluar zgjedhjet, për të dal sa më mirë në zgjedhje. Vjosa Osmani ka bërë një autosuspendim nga detyrat kushtetuese të republikës së Kosovës me qëllim mos me hidhëru Vetvendosjen, Albin Kurtin”, deklaroi Matoshi.

Ndërkaq sipas tij, tashmë situata është më ndryshe.

“Problemi tash është që Osmani po e sheh që është si monedhë, ka shërbeyer si notere, ashtu edhe si i kanë thënë dhe tash i ka kërcyer egoja pse unë pa kompetenca”, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.